Aplikacion
Në rendin e ditës pritet të jetë edhe Amnistia, që kërkon 84 vota, pra edhe ato të opoziotës. Një grup dialogu u ngrit për këtë qëllim pas marrëveshjeve dypalëshe Rithemelim-PS.
Por duket se dialogu nuk ka mundur t’i përafrojë qëndrimet e palëve për amnistinë, edhe pse ka dakordësi për çështjet e GJKKO. Bledi Çuçi, pas mbledhjes se grupit parlamentar deklaroi se mazhoranca nuk tërhiqet nga nisma e tyre që amnisti të mos përfitojnë ish-zyrtarët e gjykuar apo nga GJKKO.
“S’do të tërhiqemi për Amnistinë. Në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Po presim propozimet e tyre (opozitës). Kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona (opozita). Për GJKKO nuk do të tërhiqemi. Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO. Çështjet teknike do të diskutohen. E enjte e madhe? Nëse bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë. Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota”, tha Çuçi.
Opozita vlerëson se me propozimin e PS për të përfshirë edhe rastet e gjykuara nga GJKKO, PS tenton të lirojë zyrtarët socialistë të dënuar apo akuzuar për korrupsion. Nëse palët nuk dakordësojnë, atëherë Amnistia pritet të zhvendoset në seancë tjetër, derisa të gjendet dakordësia. parimisht është rënë dakord që nësë hiqet pjesa për çështjet e GJKKO, ajo do votohet të enjten./ZOOM.AL/