Aplikacion
Nuk dihet se në çfarë rrethane, por sipas policisë, i riu vendosi të largohej me vrap dhe pas tij, në ndjekje u vunë disa policë.
Ata mundën ta kapin pas disa minutash në afërsi të zonës së Don Boskos dhe e transportuan atë për në ambientet e komisariatit.
Ai nisi të shfaqte probleme shëndetësore, por policët vijuan ta transportonin për në qelitë e komisariatit. Situata e tij u përkeqësua ndjeshëm dhe më së fundi, efektivët vendosën ta dërgonin me urgjencë në spital. Por ishte tepër vonë, Lear Kurti kishte ndërruar jetë!
Menjëherë në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit nxitoi të shpërndajë një deklaratë, ku bënte të ditur se 32-vjeçari kishte ndërruar jetë në spital, çka u hodh poshtë nga mjekët, të cilët bënë të ditur se ai kishte mbërritur i vdekur.
Policia deklaroi gjithashtu se për të hetuar vdekjen e tij ishte ngritur një grup hetimor me përbërje të prokurorëve dhe specialistëve të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Në gjithë këtë ngjarje, përfshirja si asnjëherë më parë e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, shoqërohet me një ironi të fatit. Sot, kjo agjenci drejtohet nga ai që ishte drejtor i Policisë së Shtetit gjatë kohës kur u vra i riu Klodian Rasha. Bëhet fjalë për Ardi Veliun.
Është e paqartë përse në hetimet për këtë ngjarje është përfshirë AMP-ja e Veliut, ndërkohë që ky institucion në bazë të ligjit mund të bëjë vetëm hetime të brendshme për sjelljen e policëve, por jo hetime për një krim.
Në bazë të Kodit të Procedurës Penale është prokuroria ajo që kryen dhe udhëheq hetimet për çdo vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ndaj përfshirja e AMP-së në këto hetime është e paligjshme, pasi mbi të gjitha kemi të bëjmë me një konflikt interesi, pasi policia është e akuzuar.
Ky skandal bëhet edhe më i madh për faktin se Ardi Veliu ka humbur çdo besim për sa kohë, gjatë vrasjes së Klodian Rashës, tentoi të manipulojë provat, teksa policia e tij deklaroi se afër trupit të viktimës ishte gjetur edhe një pistoletë.
Ditën e djeshme, në një deklaratë të përbashkët, Prokuroria dhe AMP-ja dolën në përfundimin se nga hetimet paraprake kishte rezultuar se ndaj të riut nuk ishte ushtruar dhunë dhe se në stomak i ishte gjetur një qese me drogë, duke lënë të kuptohej se vdekja e tij kishte ardhur pikërisht prej konsumimit të lëndës narkotike.
Kryetari i Partisë Demokratike zbuloi se e gjithë procedura e ndjekur nga këto dy institucione ishte e dyshimtë dhe mbi të gjitha e gabuar, pasi një ekspert i bëri autopsinë në orët e para të mëngjesit, duke shkelur çdo lloj praktike.
Madje Berisha pretendoi se autopsia ishte bërë vetëm pak orë nga vdekja, ndërkohë që rregulli e kërkon që ajo të bëhet të paktën 12 orë më pas.
Në fakt e gjithë kjo çështje është mbuluar me shumë mistere dhe veprime që shtojnë edhe më shumë dyshimet se mund të kemi të bëjmë me një vrasje nga strukturat shtetërore, e cila po tentohet të fshihet nga autoritetet për të mos përsëritur një situatë të ngjashme me atë të Klodian Rashës.
Pranoi ndarjen nga Sara Hoxha, Ledri Vula habit me deklaratën: Kam bërë s*ks me një fanse