zoom

Bota

Covid-19/ BE heq nga lista e vendeve të sigurta këto 5 shtete

Ashtu siç ishte paralajmëruar Këshilli i Europës ka vendosur të heqë nga lista e vendeve të sigurta për të udhëtuar 5 shtete, për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë e koronavirusit.

Kështu, duke vlerësuar të dhënat zyrtare nga autoritetet vendase, KE ka vendosur të heqë nga lista, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë arsye udhëtimet joesenciale nga këto vende drejt shteteve të BE janë subjekt i një ndalimi të përkohshëm.

KE paralajmëron se lista e vendeve do të rishikohet herë pas here nëse raportohet një përkeqësim apo përmirësim i situatës në vende të tjera.

Gjithashtu organi i lartë i Unionit Europian shprehet se bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 30 gushti 2021, shtetet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e disa vendeve të treta, mes të cilave është dhe Shqipëria.