zoom

Slider

Coca-Cola po prodhon shijen e re me anë të AI: Pija e së ardhmes

Inteligjenca artificiale është e ardhmja. Të paktën sipas Coca-Cola. Kompania ka nxjerrë në treg një shije të re, të krijuar duke përdorur teknologjinë AI.

Coca-Cola Y3000 tashmë është shija e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale dhe njerëzore.

Shija e pijes Y3000 ishte një proces me dy hapa. Së pari, studiuesit në Coca-Cola mblodhën “preferencat dhe tendencat kryesore të shijes për të kuptuar se çfarë imagjinojnë konsumatorët dhe mendojnë se si shijon e ardhmja”, tha një përfaqësues i kompanisë.

Më pas, ai informacion u grumbullua nga sistemi i inteligjencës artificiale të Coke-s për të “ndihmuar në zhvillimin e profileve të shijes”.

Coca-Cola nuk përshkruan se si shijon shija e re në asnjë prej materialeve të saj, por pija vjen në varietete normale dhe pa sheqer.

Inteligjenca artificiale u përdor gjithashtu për të zhvilluar paketimin futuristik të kanaçes.

“Ne duam të festojmë idenë e të gjithëve se si mund të duket e ardhmja”, tha në një deklaratë për shtyp drejtoresha e lartë e strategjisë globale e Coca-Cola, Oana Vlad.

Postime të lidhura