Aplikacion
Por kjo nuk ndodhi. Thirrjet për një protestë simbolike kundër rritjes së çmimit të karburantit u shpërndanë në rrjetet sociale.
Por ato nuk u dëgjuan.
Në rrjetet sociale u kërkua që çmimi të ulej në 150 lekë. Në Tiranë nafta po tregtohet nga 169 deri në 172 lekë/litër.
Në 1 javë, çmimi është rritur me 7 lekë/litër.
Grosistët e justifikojnë rritjen e çmimit me shtrenjtimin e arit të zi në tregjet ndërkombëtare.
Por në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës pësoi sot ulje sërish (lexo më poshtë lajmin e zoom.al). Megjithatë kjo ulje nuk u reflektua në Shqipëri dhe ka pak gjasë që të reflektohet edhe në vijim.
Ekspertët e ekonomisë ka vite që ngrenë zërin duke akuzuar grosistët për abuzime. Në kohën kur autoritetet nuk reagojnë, zërat sa vijnë e shuhen, në vend që të ndodhte e kundërta.
Të njëjtin efekt si te ekspertët duket se ky fenomen po prodhon edhe te qytetarët, që sot e injoruan thirrjen për protestë, ndonëse cmimi i naftës e benzinës rëndon cdo ditë në xhepat e tyre. /Zoom.al
Nafta në botë zgjeron humbjet. Çmimi në Shqipëri sa vjen e rritet