zoom

Sport

Çmendet Seferi, shënon një tjetër dopietë tjetër në Ukrainë | Video

Taulant Seferi është duke kaluar një formë fantastike në vitin 2023 te Vorskla Poltava.

Në ndeshjen e parë arriti të shënonte 2 gola ndaj Zorya Luhansk.

Këtë herë sulmuesi ka shënuar një tjetër dopietë kundër Verec Rivne në barazimin 2-2.

Goli i barazimit erdhi me penallti nga Seferi, por ajo që meriton vëmendje është realizimi i parë i shqiptarit në minutën e 25.

Ai arriti që të kalonte të gjithë mbrojtsat kundërshtarë dhe me një nuhatje të madhe me portën shënoi nga këndi i pamundur.

Vetëm pak ditë më parë u njoftua se Seferi ka marrë ftesën e Silvinjos për ndeshjen e Shqipërisë me Poloninë. /zoom.al/