Aplikacion
Në fillim qesha. Pse të gënjej, nuk munguan as romuzet me mikesha socialiste, por këto rreshta janë një trajtim pak më shkencor i këtij propozimi.
Edhe kjo jo për shkak të rëndësisë që ky propozim ka për politikat e shëndetit të gruas sepse është thjesht pa asnjë vlerë, por sepse sipas studimeve eksplorimi i produktivitetit në punë përmes një paradigme femërore është konsideruar çelësi i avantazhit që gratë rreken të krijojnë çdo ditë në këtë botë maskiliste.
Janë të shumtë ekspertët që flasin për këtë gjë, do të veçoja Dr Kecia Gaither, Drejtore e Shërbimeve Perinatale në NYC Health + Hospitals/Lincoln, apo Dr Alisa Vitti eksperte për shëndetin menstrual të grave, e cila në librin e saj “Women Code” zhvillon një koncept të quajtur “sinkronizimi i ciklit”.
Ideja që ajo paraqet bazohet në 4 fazat hormonale të cilat mund të përdoren nga gratë si udhërrëfyes për nisjen, ekzekutimin dhe përfundimin e projekteve të të gjitha llojeve. Çdo fazë e ciklit ju ofron grave një fuqi mahnitëse edhe është mirë t’i njohin më shumë se deputetët burra, deputetet gra për të rritur produktivitetin e tyre.
Faza 1: Faza folikulare (ditët 6-14) – e quajtur ndryshe faza e kreativitetit. Gjatë kësaj periudhe gratë kanë energjinë krijuese më të madhe. Hormonet janë në një pikë të ulët ndërkohë që në trupin e gruas rritet estrogjeni. Ky është një moment për menaxhim edhe organizim ekselent.
Faza 2: Faza ovuluese (ditët 15-17) – Faza e komunikimit të shkëlqyer. Në këto ditë komunikimi dhe bashkëpunimi janë në maksimum, pasi rriten aftësitë verbale të grave. Kjo është një kohë e mirë për to për të zhvilluar biseda të rëndësishme.
Faza 3: Faza Luteale (ditët 18-28) – Faza e fuqisë. Gratë gjatë kësaj faze janë më të orientuara drejt përfundimit të projekteve, përqendrohen lehtësisht edhe u kushtojnë vëmendje detajeve.
Faza 4: Faza e menstruacioneve (ditët 1-5 ) – është faza më intuitive dhe e reflektimit, sepse sidomos gjatë kësaj faze, hemisfera e djathtë dhe e majtë e trurit të një gruaje komunikojnë shumë më fuqishëm. Pikërisht gjatë ciklit gratë janë në gjendje të përdorin arsyetimin analitik dhe intuitiv, të reflektojnë mbi marrëdhëniet me kolegët, për projektet, suksesin apo karrierën.
E pra, e paramendoni dot që 80% e qeverisë të mos jetë në punë gjatë fazës më të rëndësishme të vendimmarrjes, asaj të reflektimit? A mund të jenë ato më produktive edhe më strategjike pa përdorur maksimalisht aftësitë e tyre intuitive të cilat shfaqen më së shumti gjatë ciklit? Kjo pyetje vlen edhe për një grua drejtoreshë apo shefe sektori.
Pra, burrat e Partisë Socialiste, me gjithë ndjeshmërinë e tejskajshme që kanë për burrneshat gra, ciklin e tyre nuk duhet asesi ta konsiderojnë sëmundje por e kundërta është e vërtetë; njohja edhe sinkronizimi i tij mund të përdoret si një mjet i fuqishëm për rritjen e produktivitetit të tyre…
Lajmi i Ramës, reagon TikTok: Adoleshentët që u konfliktuan s’kishin llogari. Duam sqarime urgjente