zoom

Slider

Cikalleshi “SMS” trajnerit Sylvinho para Polonisë, tund rrjetën në Arabinë Saudite | VIDEO

Sokol Cikalleshi vazhdon të dhuroj paraqitje pozitive në Arabinë Saudite. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën në barazimin 2-2 që Al Khaleej arriti në shtëpi përballë Al Taee.

Bomberi kavajas tundi rrjetën në minutën e 13’ të takimit duke përfituar nga një gabim i mbrojtësit kundërshtar.

Ky ishte goli i 6 në kampionat për Cikalleshin me fanellën e Al Khaleej, që lufton për mbijetesë.

Gjatë një interviste pak ditë më parë në “Ora Sport”, në RTV ORA, Cikalleshi tha se nuk ka marrë një telefonat nga trajneri Sylvinho, por do të donte të ishte pjesë e kombëtares.

Me këtë gol, 32-vjeçari shpreson të marrë një ftesë nga trajneri brazilian, që ende nuk e ka publikuar listën.

Kuqezinjtë e nisin fushatën kualifikuese në Varshavë kundër Polonisë, një ndeshje shumë e rëndësishme për objektivin Euro 2024. /zoom.al/