zoom

Të gjitha

Jada Pinkett Smith: Më kanë martuar me zor me Will Smith

Jada Pinkett Smith ka thënë se ajo asnjëherë nuk ka dashur të martohet me aktorin, Will Smith. Aktorja e filmit “Matrix” ka deklaruar se ka qarë para martesës me aktorin e “Fresh Prince of Bel-Air”.

“Kam qenë nën presion të madh, isha aktore, e re, isha shtatzënë dhe nuk e dija se çka të bëja”, është shprehur Pinkett-Smith. “Ne u martuam vetëm sepse Gammy qante”, ka shtuar Jada.

Jada dhe Will u martuan në Kështjellën Cloisters të stilit gotik, në një periferi të qytetit të saj të lindjes, Baltimore, Maryland.

Smithit s’do t’i lejohet të marrë pjesë në ceremoninë prestigjioze të “Oscars” për 10 vjet, si rezultat i shuplakës që ia dha komedianit Chris Rock në ceremoninë e sivjetme, ka konfirmuar Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në Amerikë./L.K

/Zoom.al