zoom

Slider

Chelsea tërbon Liverpool-in, fiton garën për dy lojtarë dhe vendos rekord në Angli

Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e Moises Caicedo duke firmosur për 8 vite me mesfushorin e talentuar.

Klubi blu ra dakord për të paguar 115 milionë sterlina te Brighton, rekord në Britani.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Chelseat! Jam shumë i emocionuar që jam këtu në këtë klub të madh dhe nuk më duhej të mendoja dy herë kur më thirri Chelsea, thjesht e dija se doja të nënshkruaja për klubin”, tha Caicedo.


Brighton qëndroi i vendosur në vlerësimin e 21-vjeçarit gjatë gjithë verës dhe kishte refuzuar disa përpjekje të mëparshme nga Blutë dhe gjigantët e tjerë të Premier League.

Një ankand mes klubeve u shfaq shpejt, me Liverpool-in, që ra dakord për një tarifë dhe trajneri Jurgen Klopp mendoi se e siguroi mesfushorin, por në fund garën e fitoi Chelsea.

Ndërkaq Romeo Lavia ka refuzuar Liverpoolin në favor të sigurimit të një lëvizjeje te Chelsea, në një tjetër goditje të madhe për planet e transferimit të Jurgen Klopp.

Mesfushori i Southampton është ndjekur intensivisht nga të dy klubet gjatë verës, por ka zgjedhur t’i bashkohet Chelseat në një marrëveshje me vlerë rreth 50 milionë funte, siç raportohet nga Athletic. /zoom.al/