Aplikacion
Kruja ngre disa pyetje të cilave kryeministri nuk ka guxuar kurrë t’ju japë përgjigje.
Më herët teksa fliste me komentuesit në rubrikën “Sy më sy”- shefi i qeverisë u pyet pikërisht për këtë çështje ndërsa pëgjigjja që dha nuk ishte e qartë. Ai tha se charteri isshte shkurtim kohe dhe shpenzimesh por pa treguar për çfarë bëhet fjalë.
FJALIA PROBLEMATIKE E KRYEMINISTRIT:
…Fluturimet e punës 𝐦𝐞 𝐚𝐯𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐚𝐭𝐚 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦 janë fluturime pune dhe janë shkurtim kohe shkurtim shpenzimesh të tjera dhe për më tepër 𝐦𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐚𝐯𝐢𝐨𝐧 nuk shpenzojmë asnjë lek më shumë për shtetin sa çfarë është shpenzuar mesatare çdo vit nga kryeministrat…
1) Me avionin që pata mundësi të kem?!!!!!!
-Çfarë do të thotë kjo shprehje?
-A është ky avion një privilegj personal apo një mjet zyrtar për të cilin qytetarët duhet të dinë të vërtetën?
-Kush vendosi që Kryeministri i Shqipërisë të përdorë këtë avion?
-A paguhet ky avion nga taksapaguesit shqiptarë apo nga ndonjë palë e tretë?
-Nëse ky është një shpenzim shtetëror, pse nuk publikohet vlera e saktë e fluturimeve?
2) me marreveshjen qe kemi per ate avion?!!!!
-Pse paska një marrëveshje për një avion të dedikuar për Kryeministrin? Dhe pse publiku nuk e di këtë?
-Me cilin subjekt është lidhur kjo marrëveshje dhe çfarë termash ekonomikë përmban?
-A ka pasur një tender apo proçes transparent për këtë marrëveshje?
-Pse nuk publikohet kjo marrëveshje që qytetarët të dinë kush paguan për luksin e qeveritarëve?
Këto pyetje i kam adresuar edhe në kryeministri nëpërmjet emailit por edhe nëpërmjet portalit https://www.pyetshtetin.al/, për të cilat sigurisht nuk kam marrë kurrëfarë përgjigje.
Kryeministri ka vite që udhëton me chartera, ku më së shumti janë të rregjistruar në Tuqi si p.sh. TC-SGO me të cilin udhëtoi në Madrid, por nuk mungojë as charteri N445SK me të cilin ishte së fundmi në Mynih, apo chartera kompanish shtetërore/private si TC-OIL i SOCAR (The State Oil Company of the Republic of Azerbaijan) me të cilin ka udhëtuar në Baku.
Edhe një herë, me një fjali të vetme, na tregoi se nuk ka llogaridhënie të drejtpërdrejtë dhe mungesë trasparence për përdorimin e parasë publike.
Nëse ai nuk ka diçka për të fshehur, përgjigjet duhet të jenë të qarta, të sakta dhe të mbështetura me dokumente.
Ndryshe, heshtja flet vetë!