Aplikacion
Në një atmosferë fantastike, të mbështetur nga “muri i verdhë”, Dortmund siguroi një fitore minimale dhe që i jep një bonus për ndeshjen e kthimit. Edin Trezic, trajneri i Dortmund u shfaq i kënaqur për këtë rezultat që i jep mundësinë për të synuar finalen e madhe në Wembley:
“Mund të kishim shënuar më shumë, por e njëjta gjë vlen edhe për rivalët tanë. Unë mendoj se e merituam fitoren, zhvilluam një ndeshje me një nivel të mirë. Në këndvështrimin tim, rezultati është i mirë, pasi edhe ne i lejuam disa gjëra kundërshtarit. Vrapuan pafund pasi ishim të detyruar ta bënim diçka të tillë. Tani kemi një mundësi të mirë, do të përpiqemi të bëjmë ndeshjen tonë edhe në sfidën e kthimit, në mënyrë që të sigurojmë një vend për në Wembley”, u shpreh Edin Terzic pas ndeshjes.
Kurse Luis Enrique, trajneri i PSG, nuk është ndjerë i befasuar nga humbja e pësuar përballë Dortmund, fundja kjo ishte një ndeshje mes dy ekipeve që zhvilluan një futboll të hapur, një futboll ofensivë. Pavarësisht humbjes, Enrique beson se mund të përmbysin rezultatin në Paris:
“Ishte një ndeshje me shumë intensitet, me dy skuadra që u përpoqën gjatë gjithë kohës për të shënuar. A u befasova nga Dortmund? Jo, ne njihemi shumë mirë. Ne kishim disa raste për gol, ashtu si edhe ata. Ne nuk ishin të ftohtë përpara portës, sigurisht nuk kishim as fat teksa goditëm dy herë shtyllën, por futbolli kështu është. Ne do të përpiqemi të mësojmë nga gjithçka ndodhi në këtë ndeshje, por jam i bindur se mund të rikuperojmë në Paris, ajo ndeshje mund ta na jap finalen”, u shpreh Luis Enrique.
I mërzitur u shpreh edhe portieri italian i francezëve, Donaruma, që shpresonte të paktën një barazim, por tha se do e përmbysnin takimin në Paris dhe do shkonin në finale. /ZOOM.AL/