zoom

Blog

Çfarëëëë? Një shqiptar dhunohet në këtë mënyrë në kufirin me Malin e Zi?

Cfarëëëë?

Një qytetar shqiptar dhunohet në këtë mënyrë në kufirin me Malin e Zi?

Shiheni shiheni videon e turpit të rëndë, e masakrës fizike, e fyerjes të nderit të burrit!

E arbitraritetit policor!

Sikur edhe kundravajtje në parkim a në radhë të ketë bërë??? Gjë që nuk ka fare, po fare, po fare, fare, lidhje si shkak – pasojë me dhunën barbare, me sjelljen e poshtër, me aktin antihuman të bërë?

Dhe kjo në mes të Evropës, jo në fise kanibale! Dhe na dërdëllin për Ballkan të hapur?

Cfarë urrejtje ndaj qytetarit të shtetit shqiptar!

Dhe ne si shtet nuk tërheqim në sekondë ambasadorin tonë derisa të ndëshkohet akti barbar, deri sa t’i kërkohet përunjësisht falje qytetarit shqiptar, derisa të dëmshpërblehet financiarisht dhe moralisht ai sa frëngu pulën? Derisa të jepen sigurira se një shqiptar nuk do të trajtohet si qen rrugësh!

A jeni në detyrë apo flini? Po sikur të kishte qenë vëllai juaj, burri, kunati juaj? Në sy të familjes të dhunohet ashtu duke i shqyer nofullën, tërhequr zvarrë?

Në çfarë shekulli jetojmë?

Dhe nuk kemi nota qeveritare? Nuk kemi reagim zyrtar? Lëmë qytetarin vetëm në duar dhunuesish?

Braktisim kështu bishtndërshalë njërin nga ne!

Cila grua, vajzë, shqiptare do të guxonte të kalonte? Cili prind do ta lejonte fëmijën e vet të kalonte? Cfarë sigurie kemi? Kush na mbron?

Ku është ,konsullata e Shqipërisë në Mal të Zi? Ka notë? Ka reagim publik? Ka protestë publike?

Cfarë bëjnë? Apo për vete udhëtojnë me pasaporta diplomatike dhe nuk e rruajnë fare se një burri shqiptar i marrin erzin, e dhunojnë poshtërsisht!

Shkruar nga Artan Fuga, marrë në llogarinë e tij personale në Facebook