zoom

Politikë

Çfarë pritet të denoncojë sot Gazmend Bardhi, përflitet për familjarin e…

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp.

Ai pritet të dalë para mediave rreth orës 13:00, ndërkohë që ende nuk dihet se cila do të jetë tema rreth së cilës ai do të flasë.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se konferenca e jashtëzakonshme ka për qëllim denoncimin e një familjari të kryeministrit Edi Rama.

Ditën e djeshme u njoftua se do denoncoheshin familjarë të politikanëve të rëndësishëm, për lidhje me segmentet e drogës dhe trafikut ndërkombëtar të saj.

Kujtojmë se javët e fundit politika ka qenë dinamike, ndërkohë që pas më shumë se pesë muajsh kaos në Kuvend, jeta parlamentare iu kthye normalitetit pas një marrëveshjeje mazhorancë- opozitë, për krijimin e dy komisioneve hetimore, komisioni për Shëndetësinë dhe komisioni për TIMS. /ZOOM.AL/