zoom

Bota

Çfarë po ndodh? Në Danimarkë zbulohen 31 lloje të ndryshme të Covid-19

Ministri i Shëndetësisë i Danimarkës, Magnus Heunicke njoftoi se në vend janë zbuluar 31 lloje të ndryshme të koronavirusit.

Duke bërë një deklaratë në llogarinë e tij në media sociale, Heunicke tha se në vend në kohën e fundit janë zbuluar 15 lloje të reja të Covid-19, duke njoftuar se në Danimarkë deri më tani janë hasur 31 lloje të ndryshme të Covid-19.

Në Danimarkë u zbuluan disa lloje të Covid-19, prej tyre edhe B117, një lloj që ka pësuar mutacion dhe përhapet më shpejtë e që u shfaq në Angli, si dhe B1351 që u shfaq në Afrikën e Jugut dhe P1 në Brazil.