zoom

Bota

Çfarë po ndodh me oligarkët rusë? Një tjetër drejtues i Gazprom vdes në një “aksident”

Një tjetër vdekje e dyshimtë ka ndodhur mes oligarkëve rusë.

Andrei Krukowski, një tjetër menaxher i Gazprom rus ka humbur jetën në rrethana të paqarta. Krukovski dyshohet se vdiq kur ra nga një shkëmb në Soçi, vendi i famshëm për zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2014.

Në këtë vend ishte ndërtuar resorti i skive të gjigantit rus Gazprom, drejtor i të cili ishte pikërisht Krukovski.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se dyshohet që Krukovski ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkëmb në Socci që më 1 maj, por lajmi është bërë i ditur vetëm sot.

“Drejtori i përgjithshëm i vendpushimit Krasnaya Polyana në Territorin Krasnodar, Andrey Krukovsky, vdiq si rezultat i një rënieje në rrugën drejt kalasë Achipsinskaya. Ai i donte malet dhe gjeti paqen atje”, raportoi agjencia e lajmeve TASS me anë të një postimi në rrjetin sociual Twitter.

Sipas mediave ruse, 37 vjeccari është dërguar menjëherë në spital por nuk është arritur të mbajhej në jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Krukovski është i disati në listën e zyrtarëve dhe drejtuesve të Gazprom ose GazpromBank, të cilët janë gjendur të vdekur, dy prej të cilëve bashkë me familjen.