zoom

Sport

Çfarë po ndodh me Çelsin, pse e ka kthyer Brojën si top “ping-pong-u”?

“The Sun”, e përditshmja britanike, sjell këtë të enjte një lajm ekskluziv në lidhje me Armando Brojën, një version të ri për të ardhmen e tij.

Chelsea shpresoi deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme se dikush nga klubet e interesuara do të paguanin 50 milionë paund për kartonin e Brojës, por kjo ishte një shifër shumë e lartë për Fulham, West Ham dhe Wolves, tre klubet e Premier League.

“The Sun” zbulon se Chelsea kërkon të shiste me çdo kusht Brojën për të qenë korrekt me rregullat e “fair play financiar”, kjo pasi lojtarët e akademisë vlerësohen 100% fitim, për t’ia arritur këtij qëllimi ulën edhe pretendimet e tyre, duke shkuar deri në 35 milionë paund, por as në këtë rast asnjë nga ekipet nuk u paraqiten me para kesh.

Drejtuesit e klubit janë të vendosur në këtë pikë për të larguar Brojën, për këtë arsye në këtë ditë të fundit të merkatos janë të hapur edhe për një huazim me detyrim blerje.

Chelsea kërkon 5 milionë paund për huazimin, por edhe në këtë pikë klubet e interesuar po hezitojnë. Për momentin Fulham është ekipi më pranë Brojës pasi londinezët kërkojnë me çdo kusht një sulmues të ri pas largimit të Mitrovic. /ZOOM.AL/