Aplikacion
Gjysmë i zhveshur, me cigare në dorë dhe tejet i rënduar psikologjikisht dhe me shenja depresive të theksuara, ai u prangos dhe shoqërua për në Policinë e Durrësit mëngjesin e sotëm.
Por nata nuk ishte e qetë për të dhe familjen e tij, teksa nga një situatë konflikti e momentit për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Marku mbante peng dy fëmijët e tij të mitur, ndërkohë që nuk pranonte të dorëzohej dhe qëllonte me armë zjarri.
U deshën disa orë negociata, dhe edhe pse ngjarja u denoncua nga banorë të zonës në polici rreth orës 02:20, vetëm mëngjesin e sotëm u bë e mundur arrestimi i 40-vjeçarit. Në foto dhe videot e shpërndara duket se si forcat policore i afrohen ambientit të banesës së marrë me qira nga Marku të mbrojtur me mjete speciale, nën frikën se ai mund të qëllonte drejt tyre. Policia i dha garanci duke i thënë “keni besën tonë se nuk do qëllojmë”, duke ia komunikuar me megafon, teksa bindën agresorin të dorëzohej.
Ndërkohë, dramatike ishte dhe fakti se gjatë negociatave mes RENEA-s dhe 40-vjeçarit, dëgjoheshin fëmijët që qanin dhe i luteshin babait të tij që të dorëzohej te autoritetet. Sakaq, kur Maku ka pranuar të hapë derën rreth orës 07:00 dhe të shoqërohet nga policia, në gjendje të rënduar psikologjike ka dëshmuar se qëllonte nga dritarja se priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush.
“Kisha frikë se do të më sulmonin disa persona, nuk po i mbaja peng fëmijët por po i mbroja”, mësohet të ketë thënë 40-vjeçari. Ai mësohet se ka qëlluar mbi 15 herë nga dritarja e ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave ishin të dukshme në shtëpinë që ai kishte marrë me qira. Policia vijon hetimet intensive për të zbardhur shkaqet e vërteta, apo nëse i dyshuari vuan nga shëndeti mendor. /ZOOM.AL/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat