Aplikacion
Pesë herë fituesi i Topit të Artë reaglizoi nga një pozicion i vështirë në zonë.
36-vjeçari pati një lojë jo të mirë, por goli i tij dëshmoi aftësinë e tij për të fituar një ndeshje nga një moment i vetëm.
Ronaldo e pranoi paraqitjen e tij zhgënjyese, duke i shkruar Ferdinandit se nuk luajti mirë. Mesazhin e zbuloi vetë legjenda e futbollit.
“Cristiano Ronaldo më dërgoi një mesazh sonte duke thënë se “nuk luajta mirë, por e dija që do të shënoja”, ka zbuluar Ferdinand pas ndeshjes.
“Ky është besimi që ai ka. Lojtarët e tjerë po ushqehen me të. Është një vend i mrekullueshëm për të qenë”, përfundoi anglezi.