zoom

Aktualitet

Çfarë i dhuroi Erdogan Shqipërisë?

Pas takimit “kokë më kokë” dhe firmës së marrëveshjeve të bashkëpunimit në disa fusha, krerët e Shqipërisë dhe Turqisë, Edi Rama dhe Rexhep Tajip Erdogan mbajtën një konferencë të përbashkët.

Gjatë fjalës, Erdogan njoftoi se Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë.

Falë kësaj ndihme, sipas Ramës, Shqipëria do të bëhet e paprekshme, veçanërisht në këto kohë të trazuara.

“Unë e çmoj posaçërisht dhuratën e presidentin sot në këtë kohë të trazuar, ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë”, tha Edi Rama.