zoom

Bota

“Çfarë është kjo?” Reagimi i gazetares serbe kur sheh në RTS flamurin e Kosovës

Albin Tahiri ka mbyllur garimin e tij në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin. Ai u rendit në mesin e 30-të më të mirëve nga 89 garues gjithsej.

Arritja e tij më e madhe në këtë Olimpiadë Dimërore ishte vendi i 15-të në disiplinën e kombinimit alpin. Garimi i tij është transmetuar edhe në Radio Televizionin e Serbisë, bashkë me flamurin e Republikës së Kosovës.

E kjo, siç duket i ka bërë përshtypje një gazetareje serbe, e cila ka reaguar në profilin e saj në Twitter.

“Zonja dhe zotërinj, RTS paraqet para jush. Çka është kjo?”, ishte reagimi i saj.

Kujtojmë se Kosova po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për herë të dytë.