zoom

Sport

Çështja “Suarez”! Federata Italiane e Futbollit presion Juves

Fakti se Juventusi mund të ketë ndërhyrë në provimin fals të Luis Suarezit këtë verë, në mënyrë që uruguaiani të merrte pasaportën italiane dhe më pas të firmoste me bardhezinjtë, nuk po hetohet vetëm nga prokuroria e Peruxhas, por pritet që të merret në shqyrtim edhe nga Federata Italiane e Futbollit.

Këtë e ka konfirmuar vetë numri një i saj, Gabriele Gravina: “Kam lexuar çfarë kanë shkruar gazetat, por edhe ne i kemi kërkuar aktet prokurorisë së shtetit, për të thelluar dhe hetuar këtë çështje edhe në aspektin sportiv.

Nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje nga drejtuesit e skuadrës në fjalë, patjetër që ne do të japim një vendim serioz dhe paanshëm për çështjen ‘Suarez’”, tha Gravina.