zoom

Aktualitet

Çështja e detit, Nikos Dendias vjen sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Xhaçkën

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias do të jetë sot në Tiranë në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Dendias do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka. Pas takimeve të përbashkëta të dy delegacioneve, do të ketë një deklaratë Dendias-Xhaçka.

Më pas ministri i Jashtëm grek do të jetë në një drekë pune me Kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Dendias në Tiranë i paraprin asaj të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili të enjten do të vijë në Shqipëri dhe do të vizitojë zonat e minoritetit grek, konkretisht Himarën dhe Derviçanin.