Aplikacion
Gjithsesi duket se vendimin përfundimtar për të ardhmen e 22-vjeçarit do e marrë vetë Çelsi, me “Blutë” e Londrës që nuk do ta largojnë shqiptarin nga “Stamfrod Bridge” në janar.
Mediat pranë klubit londinez kanë raportuar se drejtuesit dhe trajneri kanë kërkuar menjëherë një takim me Brojën për ta mbajtur në ekip, të paktën deri në verën e ardhshme.
Mauricio Poçetino është një fans i madh i lojës së sulmuesit të Kombëtares dhe duket se tashmë është i gatshëm që t’i japë më shumë minuta në këmbë, duke parë dhe paraqitjen e dobët që sulmuesi senegalez, Nikolas Xhekson ka bërë në javët e fundit.
Gjithashtu pista e Viktor Osimhen për t’u transferuar në Londër në janar duket e vështirë. Edhe nëse kjo gjë ndodh, ai do të largohet për të luajtur në Kupën e Afrikës me Nigerinë për të paktën një muaj dhe e njëjta gjë vlen e për Xheksonin.
Kjo do të thotë se sulmuesit e vetëm të Çelsit do të jenë Broja dhe Kristofer Nkunku, i cili ende nuk është kthyer nga dëmtimi.
Gjithashtu bëhet me dije se rivali i Çelsit, Fulhemi është tërhequr përfundimisht nga gara për shqiptarin, pasi vetë Çelsi ka refuzuar të negociojë.
Kjo gjë ka bërë që në garë për Brojën ka ngelur vetëm Torino, me klubin italian që sërish e ka të vështirë të bindë gjigandin e Premier Ligës që ta lërë të lirë shqiptarin. /ZOOM.AL/