Aplikacion
Ky propozim është dëgjuar nga kreu i UEFA-s, Alexandër Ceferin, i cili, ashtu sikurse në nisje të këtij projekti verën e kaluar, ka dalë sërish kundër, duke ironizuar klubet organizuese se po shfrytëzojnë krizën globale për përfitimet e tyre.
“Klubet janë të lira të krijojnë kompeticionin e tyre, por mos të presin që të konkurrojnë në kompeticionin tonë. Ata përdorën në fillim pandeminë, tani luftën. Jam i lodhur nga ky projekt me profil jo futbollistik”, sqaron Ceferin.
“Kjo i ndihmon ata, po jetojnë në një botë paralele, ndërkohë që ne po punojmë të shpëtojmë lojtartë, për ata tifozët janë thjeshtë konsumatorë”, u shpreh mes të tjerash presidenti i UEFA-s.
Lufta në Ukrainë– “Askush nuk e priste luftën në mesin e Europës, ne po veprojmë gjithashtu si UEFA. E kam përdorur telefonin për 48 orë me lojtarët dhe trajnerët për t’i ndihmuar të largoheshin nga Ukraina. I kërkova qeverive mbështetje, por ata nuk mund t’i ndihmojnë dot.
Vështirë të shpjegoj se sa të vështira ishin këto biseda. Një nga lojtarët që la atë vend erdhi menjëherë në shtëpinë time. Duhet të punonim shumë për të bërë pjesën tonë. Shpresoj që lufta dhe kjo e keqe të ndalojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.
Përjashtimi i Rusisë – “Vendim i duhur dhe jam i lumtur që FIFA e kuptoi”, përfundoi Ceferin.
/ZOOM.al