zoom

Bota

Butrinti “amaneti” i tij, vdes Jacob Rothschild, një nga personat më të fuqishëm në planet

Financieri dhe filantropi britanik Jacob Rothschild, pasardhësi i dinastisë Rothschild ka vdekur në moshën 87-vjeçare, njoftoi familja e tij të hënën.

Lidhjet e Rothschild me Shqipërinë janë të njohura, pasi këtu ndodhet një nga pikat e tij të dobëta, parku i Butrintit. Që prej 1990-s ai ka qenë një ndër lobuesit më të mëdhenj për mbrojtjen e Butriit, ku krijoi dhe Fondacionin për parkun duke ndihmuar arkeologët shqiptarë me ata anglezë për gërmime arkeologjike në këtë Park.

Michael Granoff drejtues i fondacionit amerikano-shqiptar, AADF, që od të marrë në koncesion parkun e Butrintit ishte një nga njerëzit e besuar të Rothschild. Richard Hodges, profesori dhe arkeologu i përfshirë në çështjen e Butrinit, po ashtu ishte një mik i afërt i Lordit të ndjerë./Zoom.al