Aplikacion
Me të njëjtën strategji si gjatë një dekade në drejtim, “përgjegjësia është personale”, kreu i qeverisë u mbrojt para të tijëve, duke thënë se “përveç djalit të vogël, të tjerët s’i mbron”.
Por Rama theksoi se askush më parë sesa qeveria e tij nuk e ka luftuar kaq shumë korrupsionin, që nga koha e pushtimit të Perandorisë Osmane.
Gazetari dhe analisti Andi Bushati, ka qenë ndër të parët që reagoi ndaj këtyre deklaratave, duke vënë në dukje se qeveria socialiste ka ngritur “bandën më gjigante të hajdutëve në histori” dhe se Rama po gënjente për të mbuluar vjedhjen e madhe.
“Sa më marramëndëse vjedhja, aq më e madhe duhet gënjeshtra për ta mbuluar. Ka ngritur bandën me gjigande të hajdutëve në historinë e këtij vendi dhe mban fjalime të stërgjata, se e ka luftuar korrupsionin si askush, që prej periudhës së Perandorisë Otomane!”, tha Bushati në reagimin e tij. /ZOOM.AL/