Aplikacion
Viktimat janë: 47-vjeçari greko-amerikan, Nikolaos Mavrakis, gruaja e tij 37-vjeçare Lesley, vajzat Ace 13 vjeç dhe Pippa 5 vjeç. Ata u gjetën të vdekur pak pas orës 16:00 të së dielës në shtëpinë e tyre.
Mediet e huaja shkruajnë se ishte një e afërme e Lesley-t që telefonoi 911, pasi ajo shkoi në shtëpi dhe askush nuk ia hapi derën.
“Unë e di që burri i saj kishte diçka si stres post-traumatik nga ushtria dhe kishte probleme”, u tha e afërmja autoriteteve.
Policia gjeti të katër anëtarët e familjes të vdekur dhe incidenti po hetohet si një mosmarrëveshje familjare që përfundoi me vdekje.
Një fqinj tha se çifti, i cili u zhvendos në lagje në vitin 2016 ishte gjithmonë shumë miqësor me të, duke theksuar se Nikolaos Mavrakis kishte një formim ushtarak dhe vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik, pasi u kthye nga Iraku dhe Afganistani.
Greko-amerikani shërbeu në Ushtrinë e SHBA nga prilli 1993 deri në korrik 2013 dhe doli në pension si rreshter, sipas mediave lokale, duke cituar Departamentin e Mbrojtjes të SH.B.A.-së. Ai punoi në Afganistan nga janari 2002 deri në korrik 2002 dhe shërbeu dy herë në Irak, nga shkurti 2003 deri në shkurt 2004 dhe nga shtatori 2007 deri në nëntor 2008.