zoom

Aktualitet

Burri e dhunonte sistematikisht, një tjetër grua tenton t’i japë fund jetës me detergjentë!

Një grua në Prishtinë ka tentuar të kryejë  vetëvrasje ditën e djeshme, duke konsumuar detergjentë.

Policia njofton se viktima ka tentuar të vetëvritet, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar për dhunë fizike.

“Rreth orës 12:30, në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij.

Viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke përdorur preparate higjienike (detergjentë).

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim. /ZOOM.AL/