Aplikacion
Kreu i opozitës bullgare, ish-Kryeministri Boyko Borissov ka deklaruar se do të votojnë pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, dhe i ka bërë thirrje Kryeministri që të dërgojë në Parlament propozimin për ta votuar.
Këtë gjë e ka përshëndetur edhe Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, i cili në një reagim në Twitter shkruan se tani është radha e qeverisë së Bullgarisë që të dërgojë në Parlament këtë nismë për t’u votuar.
“Falenderojmë liderin e opozitës Boyko Borissov për marrjen e një vendimi historik për Europën dhe për Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Presim që qeveria të bëjë propozimet e nevojshme sot në Parlament në mënyrë që Europa të ecë përpara”, shkruan Varhelyi.
Nesër dhe pasnesër mbahet Samiti i BE-së në Bruksel për të diskutuar për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku pritet që të merret vendim për hapjen e tyre ose jo./zoom.al
None found
Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani