zoom

Lajme

Bujar Qamili rrëfen çfarë pa kur ishte në koma: Kthej kokën dhe…

Këngëtari Bujar Qamili rrëfeu periudhën e vështirë që kaloi në kohën e pandemisë.

Pasi u infektua nga COVID-19, Bujar Qamili tregoi se u shtrua në Itali dhe ra në gjendje kome.

Ai përshkroi çfarë pa dhe përjetoi në ato momente, duke shtuar se personi që i qëndroi mbi kokë dhe që pa të parin kur u zgjua ishte djali.

“Unë shihja një dritë bezhë, ishte si perde. Fillova duke dëgjuar ca zëra kur po dilja nga koma. Kthej kokën dhe shoh djalin, nuk kam lënë fjalë pa e sharë, i thosha si më le këtu. Kur të bëhesh më mirë do flasim më thoshte. Bush, më tha, të kalojë kjo punë, po një gjë është e mirë, që ti nuk ke ditur asgjë në botë se çfarë ka ndodhur”, tha Bujar Qamili.