Aplikacion
Ylli i popit nuk e ndjek më motrën e saj Jamie Lynn Spears, në Instagram. Por Jamie Lyn ajo ende vazhdon ta ndjekë Britney-n, të paktën tani për tani. Aktualisht këngëtarja ndjek vetëm 46 llogari në Instagram ku në pjesën më të madhe dominojnë emra të njohur të muzikës.
Kujdestaria ligjore e artistes së njohur e cila u ndërpre zyrtarisht pas 13 vitesh, ka qenë shkaku kryesor i marrëdhënieve jo të mira me familjen, përfshirë motrën e saj.
Marrëdhënia e vështirë e Britney me familjen e saj ka qenë në qendër të mediave. Britney fitoi lirinë e plotë pas më shumë se një dekade pasi gjykata vendosi në favor të saj. Ajo ka akuzuar të atin se me këtë marrëveshje, e ka privuar nga shumë gjëra të jetës personale dhe profesionale, mes së cilave nga dëshira për të krijuar familje dhe për të pasur fëmijë.
Anglia s’kënaq përballë Sllovenisë. Danimarka çon Serbinë në shtëpi dhe bëhet gati për Gjermaninë