zoom

Bota

Britania e Madhe ndërmerr sanksione kundër Bjellorusisë: Po ndihmon Putin në pushtimin e Ukrainës

Mbretëria e Bashkuar po vendos sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës, njoftoi qeveria të martën. Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se sanksionet do të nisin kundër individëve dhe organizatave për shkak të rolit që vendi po luan në pushtimin rus të Ukrainës.

‘Regjimi i Lukashenkos ndihmon dhe nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë dhe do të detyrohet të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen e tij për Putinin.” nga Liz Truss

Regjimi i Lukashenkos ndihmon dhe nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë dhe do të detyrohet të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen e tij për Putinin”. / M.C/