zoom

Bota

Britania e Madhe kundër SHBA/ Londra zyrtare: Nuk mund të ketë zgjedhje në luftë

Pas Gjermanisë edhe Britania e Madhe i ka dalë në mbrojtje presidentit ukrainas Volodymir Zelensky pas deklaratave të forta nga Uashingtoni.

Kryeministri Keir Starmer ka telefonuar Zelenskin për t’i shprehur mbështetjen tha zyra e shtypit e qeverisë në Londër.

“Kryeministri shprehu mbështetjen e tij për Presidentin Zelenskyy si udhëheqësin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës dhe tha se ishte krejtësisht e arsyeshme të pezulloheshin zgjedhjet gjatë kohës së luftës, siç bëri Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri përsëriti mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, që e pengoi Rusinë nga çdo agresion në të ardhmen” thuhej në njoftim.

Postime të lidhura