zoom

Bota

Britania do të ashpërsojë rregullat për tregun e kriptomonedhave

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Mbretërinë e Bashkuar po planifikon të ashpërsojë rregullat për investimet me risk të lartë, siç janë kriptomonedhat, duke lënë në pikëpyetje investitorët se si do të tregtojnë asetet e tyre digjitale.

Autoriteti sugjeroi “të shkundë” këtë sektor që po rritet vrullshëm që pas pandemisë së Covid-19. “Shumë individë po joshen të investojnë në asete që nuk e dinë se sa rrezik kanë”,-tha Sarah Pitchard, kreu i Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare,FCA,   në Britani.

Drafti i FCA-së përcakton se dhe reklamimi dhe promovimi i këtyre aseteve duhet të bëhet në kompetencat e Autoritetit dhe jo në një treg të decentralizuar.

Kriza e kriptomonedhave në Britaninë e Madhe e shkaktuar nga vetë qeveria synon mbrojtjen e konsumatorëve nga investime të pasigurta. Kështu po vepron dhe Italia, Spanja e Singapori.
Rregullat e reja për kriptot do të ndalojnë investimet e reja nga individë të papërfshirë më parë në tregun digjital të monedhave dhe do të detyrojë platformat që në reklamat e kriptomonedhave të tregojnë edhe rrezikun.  Vitin e kaluar, rregullatorët e tregjeve financiare në Mbretërinë e Bashkuar treguan se mbi 2.3 mln qytetarë posedonin më shumë  se një kriptomonedhë.

Udhëzimet e reja të rregullatorëve shkruajnë “investo vetëm nëse je gati të humbasësh të gjitha paratë.”
Rregullorja mund të miratohet gjatë sezonit veror, por sipas zyrës së Thesarit, për të duhet të kalojë një ligj në Parlament.

Ekspertët janë të shqetësuar se ky ndryshim do të reduktojë tregun e kriptomonedhave në vend, ndonëse është ende i paqartë se si do të funksionojë dhe kush do të japë udhëzime.

Financial Times/Zoom.al

Postime të lidhura