zoom

Aktualitet

Breshëritë e armëve në fshatin Mënik, arrestohen babë dhe bir. Policia jep detajet dhe shkaqet

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Mënik të Tiranës, ku u pretendua se disa persona kishin hyrë në oborrin e një banese dhe kishin qëlluar me armë zjarri, në përpjekje për grabitje.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, babë e bir, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë ngjarje, duke qenë ata që qëlluan. Të dyshuarit shpjeguan më pas se iu desh të vetëmbroheshin nga sulmi i disa grabitësve të panjohur.

Çfarë ndodhi

Shtetasi G. H., 58 vjeç, mbrëmjen e djeshme ka telefonuar Policinë, duke pretenduar se persona të paidentifikuar, ishin futur në oborrin e banesës së tij, dhe kishin qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, është shtetasi O. H., 22 vjeç, i biri. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. H., dhe O. H., (babë e bir), të dy banues në Mënik. Ata dëshmuan më pas se qëlluan për të trembur grabitësit, pasi ishin sulmuar.

Njoftimi i policisë:

“Telefonuan Policinë me pretendimin se disa persona kishin hyrë në oborrin e banesës së tyre, dhe kishin qëlluar në ajër me armë zjarri, vihen në pranga babë e bir. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, e përdorur gjatë ngjarjes, 4 krëhra dhe sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Mënik, një shtetas pretendonte se persona të paidentifikuar kishin hyrë në oborrin e banesës së tij, dhe kishin qëlluar në ajër me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Rrethanat: Shtetasi G. H., 58 vjeç, mbrëmjen e djeshme ka telefonuar Policinë duke pretenduar se persona të paidentifikuar, ishin futur në oborrin e banesës së tij, dhe kishin qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, është shtetasi O. H., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. H., dhe O. H., (babë e bir), të dy banues në Mënik. Gjatë kontrollit të banesës së dy të arrestuarve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, të përdorur gjatë ngjarjes, 4 krëhra dhe sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikdionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”. /ZOOM.AL/