zoom

Art & Kulturë

Brenda kështjellës franceze të Bin Salman, e njohur si “shtëpia më e shtrenjtë e botës”

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman bashkë me blerjen e klubit anglez të futbollit Newcastle United, zoteron dhe shtëpinë e tij të parë në Evropë, që tashmë njihet nga mediat si “shtëpia më e shtrenjtë e botës”.
Bin Salman ka tashmë rezidencë zyrtare në Evropë pronën masive në Versajë pranë Parisit, që ka blerë dhe modofikuar prej vitit 2015, për rreth 300 milionë dollarë.

Kështjella Chateau Louis XIV ka nisur ndëritmin nga e para në vitin 2008, dhe përfundoi vetëm një vit para blerjes së fundit.

Prona 30 hektarëshe është rimodeluar sipas kështjellës që ekzistonte në shekulin e 17-të.

Blerja e Bin Salman në 2015, ishte e fundit e një serie shpenzimesh ekstravagante në prona e kompani në Evropë.

Këtë vit ai shpenzoi rreth $500 milionë për një jaht dhe $450 milionë për një pikturë të mjeshtrit të epokës së Rilindjes  Leonardo da Vinci.

Megjithë pamjen e saj të dizajnit të shekullit të 17-të, kështjella është e mbushur me punime dhe teknologji moderne që do t’i kishin zili dhe impjantet më inovative.

Shatërvanët, sistemet e ndriçimit dhe kondicionimi kontrollohen nga një celular i vetëm.

Shtëpia ka një kinema, 10 suita banimi, një sallë gjigante pritjeje me një kupolë 20 metra të lartë. Ndërsa qilari i nëndheshëm mund të mbajë 3,000 shishe verë.

Aspekti më impresionues është hendeku i ujit që rrethon kështjellën i ngjashëm me sistemet mbrojtëse mesjetare.

Madje në një dhomë me dysheme transparente dhe një tjetër të nëndheshme me tavan të xhamtë, duken peshqit e kuq e peshqit blin, që notojnë në sistemin rrethues.

Bin Salman ka zbukuruar ambjentet me shkallë të veshura me flori, dysheme të mermerta dhe një dhomë gjigande pritjeje, me një kupolë të pikturuar, 17 metra të lartë.
Mes zbukurimeve në kopshtet e jashtme përfshhet një statujë e mermertë e mbretit francez Louis XIV.
Prona është krijuar nga arkitekti Emad Khashoggi, nipi i miliarderit tregtues armësh Adnan Khashoggi.
Më parë Bin Salman kishte paguar 452 milionë paundë për një super-jaht 150 metra të gjatë, si dhe ka blerë pikturën e Leonardo Da Vinci-t Salvator Mundi për 400 milionë euro. / Top Channel