zoom

Slider

“Brekët e Gracianos” trazojnë gjithë “BBV Albania”, sherri i paprecedentë që ndezi gjakrat

“Me brekë te shtëpia e mamit”, është fjalia që ditën e djeshme shkaktoi debat të ashpër mes Graciano Taganit dhe Egla Cenos në “Big Brother VIP”.

Mëngjesin e sotëm balerini teksa po bisedonte me aktoren i ka thënë kësaj të fundit se është shumë i prekur, pasi i ka përmendur familjen.

Egla u shpreh se nuk ia ka dhënë për të keqe por sepse në shtëpinë e mamit mund të kërcesh me brekë sepse është me familjen e tij, ndërsa në “Big Brother” jo pasi është me kolegë.

Megjithatë Graciano i lënduar tha se ai nuk është një tip që rrin me brekë nëpër shtëpi, pasi e ka siklet.

Pjesë nga biseda:

Graciano: Më përmende familjen.

Egla: Jo familje, shtëpia e mamit është shprehje shqiptare. Te shtëpia e mamit zogu jo këtu.

Graciano: Unë shtëpinë e mamit e kam të shenjtë.

Egla: Po pra shtëpinë e mamit të gjithë e kemi të shenjtë, të gjithë shqiptarët e kanë të shenjtë.

Graciano: Po nuk ke nevojë.

Egla: Me brekë të shtëpia e mamit të thashë jo këtu, se këtu jemi tek shtëpia e Bigut dhe ka goca që nuk i ke motra dhe as mama, por mund ti kesh kolege, shoqe.

Graciano: Unë jam një person që nuk sillem kurrë me brek nëpër shtëpi sepse e kam siklet nga vetja ime… /ZOOM.AL/