zoom

Aktualitet

“BREAKING NEWS: Statuset e Erion Veliajt i shkruan Edi Rama”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital në rrjetet e tij sociale.

Në denoncim thuhet statuset e kryebashkiakut Erion Veliaj kundër prokurorëve i shkruan kryeministri Edi Rama dhe zyra e tij.

Qyetari ka komentuar edhe lëvizjet e fundit në bashki që lidhen me drejtimin e saj, ku shkruan se pasi Veliaj i delegoi firmën Sara Goxhajt, Rama ka shkuar me britma në këtë institucion dhe ka urdhëruar protokollin të veprojë.

Postimi i plotë i Berishës:
Breaking News!
Dëshmi tronditëse!
Statuset e Erion Velisë kundër prokurorëve, i shkruante Edi Rama dhe zyra e tij!

📩 Lexoni dëshminë e qytetarit dixhital!

Pershendetje dr Erion Veliaj nuk eshte ne dijeni te statuseve te fb , ashtu sikurse Veluaj nuk ka shkruajtur asnje status kunder SPAK . Apsi kryeredaktori eshte GJITHMONE EDI RAMA.
Zyra e shtypit merr urdhra dhe detyrohet nga Rama , Mazniku dhe Fuga.
Erion Veliaj delegon firmen Nenkryetares se re Sara Goxhaj, por Rama urdheron shkarkimin e menjehershem per Sara Goxhaj dhe sekretarin e pergjithshem Alban Dokushi. Pas daljes se ketij urdheri nga kryetari ne fuqi Erion Veliaj, Rama shkon ne bashki me britma dhe urdheron ne oret e vona Protokollin te veproj. Dy persona qe jane krahu i djatht i Veliaj njihen per kontributin e tyre ne bashki dhe ne Partine Socialiste.

Postime të lidhura