zoom

Lajme

Brad Pitt mohohet nga vajza e tij! Vivienne nuk dëshiron mbiemrin e aktorit

Marrëdhënia e Brad Pitt me fëmijët sa vjen e përkeqësohet. Pas Zahara dhe Shiloh, që përdorin vetëm mbiemrin e nënës së tyre, dhe 15-vjeçarja Vivienne hoqi dorë nga “Pitt”.

Sipas OK Magazine, adoleshentja është identifikuar si Vivienne Jolie në kastin e The Outsiders, ku punonte së bashku me nënën e saj si asistente.

Disa muaj më parë, motra e saj u prezantua Zahara Marley Jolie në një event në Spelman College, ku ajo merr pjesë. Gjithashtu, Shiloh  tani përdor vetëm mbiemrin e nënës së saj në rrjetet sociale.

Një burim i afërt me Jolie tha për revistën: “Është zemërthyese, ata nuk duan të kenë të bëjnë me Brad”.

Ish-truproja e familjes, Tony Webb, la të kuptohet se aktorja 48-vjeçare, nëna e gjashtë fëmijëve, mund të jenë përgjegjëse.

Në dokumentet e reja ligjore që lidhen me betejën e saj me Pitt për kantinën Miraval, Webb pretendoi se një nga punonjësit e tij dëgjoi Jolie “duke i inkurajuar fëmijët që të shmangin kalimin e kohës me Pitt gjatë vizitave që ajo bëri me ta kur ajo po kërkonte kujdestarinë e pjesshme”.

Pitt, sipas një artikulli të Daily Mail në mars, hoqi dorë nga kërkesa për të kërkuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve që kishte me ish-gruan e tij.

Një burim i cituar nga agjencia e lajmeve tha se çifti, të cilët kanë qenë në një mosmarrëveshje ligjore që nga viti 2016, thuhet se do të arrijnë një zgjidhje gjatë verës.

Edhe pse Pitt fillimisht kërkoi të siguronte gjysmën e kujdestarisë së fëmijëve të tij, ai planifikon të tërhiqet, duke ia lënë kujdestarinë e plotë aktores.