zoom

Lajme

Vajza biologjike e mohoi si baba, Brad Pitt i shkatërruar. Dyshon se pas vendimit fshihet Angelina

Brad Pitt thuhet se mbeti zemërthyer dhe i shkatërruar shpirtërisht, pasi Shiloh vendosi të hiqte mbiemrin e tij dhe pas vendimit ai mendon se ka gisht Angelina Jolie.

Së fundmi, vajza biologjike e çiftit vendosi të heqë ligjërisht mbiemrin e babait të saj, pasi ajo mbushi tetëmbëdhjetë vjeç.

“Brad u verbua nga zemërimi kur Shiloh hoqi mbiemrin e tij, por ai nuk u befasua,” tha burimi. “Ai mendon se Angie ngadalë, por me siguri, i ka kthyer fëmijët e tyre kundër tij. Ajo ndikoi absolutisht në vendimet e tyre për t’u distancuar nga babai i tyre”.

Duke përshkruar reagimin e Brad-it ndaj vendimit, burimi i brendshëm tha për “In Touch”:

“Shiloh nuk e njoftoi babain e saj për vendimin. Dua të them, si mundet ajo? Ai është absolutisht i zemëruar, ai është me të vërtetë i lënduar sepse ishte më afër Shiloh. Ai nuk ishte në dijeni se marrëdhënia e tyre ndryshoi, ai me të vërtetë mendoi se ata ishin në marrëdhënie të mira dhe të forta.”

Megjithatë, disa raporte sugjerojnë se vendimi për të hequr mbiemrin e Pitt ishte vendimi i vetëm i Shiloh. “Shiloh punësoi avokatin e saj dhe e pagoi vetë, kështu që Angie nuk e di dhe nuk mund të flasë për të”, tha burimi për ET. /ZOOM.AL/