zoom

Lajme

Braçe: Pse ziheni lista të hapura apo të mbyllura, në çdo rast kryetari do i caktojë emrat

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, solli një tjetër këndvështrim të debatit që po zhvillohet në Kuvend lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Për Braçen problem mbetet demokracia brenda partisë pasi si me 1/3 e listës që do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe si me 2/3 sërish do të jetë kryetari që do vendosë se kush do të jetë kandidat për deputet.

“Zgjedhjet nuk i bën demokratike sistemi. Qenia në sallën e Kuvendit me të thënë të drejtën e kemi çuar tek partia. E nëse kemi një problem kemi demokracinë brenda partisë, instrumentet që sjellin në kuvend njerëzit që e meritojnë. Pra problemin e kemi brenda partive tona. Dash në gjykimin tim ti je deputet i mirë por të hoqi partia se votove kundër. Të riktheu partia në listë. Kjo është e padrejtë. Se pavarësisht se si je, a je i mirë apo jo je nën vlerësimin subjektiv të disa njerëzve në parti. Të mos themi lista e hapur apo e mbyllur, sepse lista mbyllet që në momentin që emrin tënd e vë në diskutim kryetari i partisë, kryesia. Këtu mbyllet lista. Pra lista nuk mbyllet këtu me këtë që po e bëjmë ne por atje në parti. Ky është një problem që duhet trajtuar brenda partive politike për të rikthyer demokraci e meritokraci sa të mundemi.

Unë mendoj që gara nuk nis 74/76 por nis zero me zero. Në këtë pikë në start jemi të gjithë të barabartë. Diferencën e bën puna në territor. A duhet sistemi të garantojë të drejtat për çdo kandidat qoftë të partive apo kandidatëve të pavarur të nxjerrë jashtë nga partitë pa meritë? Po. Duhet”, tha Braçe.

Pa i përmendur emrat direkt por duke iu referuar Mediut dhe Bashës të dy kryetar partie, Braçe theksoi: “Dëgjova një koleg që është dhe kryetar partie e doja ta pyesja por e lashë. Po ai në parti si i cakton deputetët? Vetë!

Po ai tjetri që del studio më studio televizive e bërtet fort hapni listat ju se ua tregoj unë. E tregon dhe gishtin ai, jua tregoj unë, po ai si i cakton tek partia e vet, vetë! Se ndryshe i humb namuzi i të qenit kryetar partie”

Kuota gjinore?

“Në parlamentin e Shqipërisë na duhen gra që bëjnë beteja. Gra afrofe, burra afrofe Jo. Kuotën gjinore për gratë e dua që të mbrohen nga antisistemi, burra e gra më të fortë, jo nga pikëpamja elektorale por të parasë që e kanë mundësinë që me njohje e lekë të zhbëjnë meritën e gjithkujt për të ardhur në Kuvend. Për këtë vlen kuota gjinore”, tha Braçe.