zoom

Slider

Botërori kthehet sot me Argjentinë-Kroaci, statistika dhe formacionet e mundshshme

Botërori ka hyrë në fazën kulminante. Sonte në mbrëmje duke nisur nga ora 20:00 do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë Argjentinë-Kroaci në stadiumin e Lusail.

Në këtë fazë të dyja skuadrat mbërrijnë pas suksesit nga pika e bardhë e penalltive, argjentinasit eliminuan Holandën, ndërsa kroatët mposhtën Brazilin.

Albiceleste kanë fituar të katër gjysmëfinalet e Kupës së Botës që ka luajtur deri më tani (1930, 1986, 1990, 2014) dhe po kërkojnë të arrijnë në finale për të fituar Kupën e Botës, pas sukseseve në 1978 dhe 1986.

Nga ana tjetër, finalistja e vitit 2018, Kroacia, dëshiron të bëhet vendi i katërt evropian që arrin në finalet e Kupës së Botës radhazi, pas Italisë (1934, 1938), Holandës (1974, 1978) dhe Gjermanisë (1982, 1986, 1990).

Dy skuadrat janë takuar pesë herë në të kaluarën dhe kanë nga dy fitore dhe një barazim.

Në nivelin e Kupës së Botës ato janë përballur dy herë, të dyja në fazën e grupeve. Në vitin 1998 Argjentina fitoi 1-0 dhe në 2018 Kroacia fitoi 3-0. /zoom.al/