zoom

Lajme

“Bota rrotullohet…!”, Tabaku tregon se çfarë i tha Ahmetaj kur PD denonconte skandalet qeveritare

Debatet në Parlament për skandalin e Onkologjikut kanë kaluar deri në tensione të ashpra mes kampeve politike.

Opozita kërkoi gjatë interpelancës së ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, edhe dorëheqjen e saj, teksa ajo e refuzoi, duke thënë se do ecte përpara.

Kurse deputetja Jorida Tabaku iu drejtua sot ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, duke i thënë se është e pranueshme që të bëhet politikë me jetët e njerëzve në lidhje me atë që ndodhi tek Onkologjiku. Ajo kujtoi denoncimet e hershme të PD dhe se si ish-ministrat Arben Ahmetaj dhe Ilir Beqaj i sulmonin, teksa sot njëri ndodhet në burg e tjetri në arrati.

Ligjvënesja tha se opozita nuk ka frikë, teksa ata që ndodhen para drejtësisë janë socialistët. tabaku tregoi edhe një histori me Ahmetajn.

“Unë asnjëherë nuk jam ndjerë përballë fyerjeve që ministrja bëri. Unë të ndjej turp e të skuqem për dikë që ka humbur jetën për një faj të zonjës ministre? Ne të kemi përgjegjësi për një problem që ka pasur ajo në vendimmarrjen e saj? Ne jemi llumi? Të njejtën problem e kam pasur me Beqajn e Ahmetajn. Ata janë llumi. Jo ne që ngremë gishtin e tregojmë përgjegjësinë. Të bësh politikë me jetë njerëzish kur ke përgjegjësinë tënde politike…

Të sulmosh kolegët për diçka që ka shkuar keq në mandatin tuaj, kjo është e papranueshme. Të mbajmë ne përgjegjësi për atë që ka ndodhur tek Onkologjiku nën drejtimin tuaj? Keni 10 vetë para drejtësisë. Më tha Ahmetaj kujdes se bota rrotullohet. Ndaj ai është sot atje unë këtu. Por asnjë nga ne nuk ka frikë të zgjohet në mëngjes se mund të vihet nën pranga”, tha ajo. /ZOOM.AL/