zoom

Lajme

Bora Zemani vjen ndryshe në ekran/ Cilin emision do të moderojë ajo?

Në këtë sezon të ri televiziv, Bora Zemanin do të vijojmë ta shohim në ekranin e Top Channel.

Por edhe pse logoja nuk ndryshon, emisioni që ajo do të moderojë do të jetë i një formati krejt tjetër.

Vetë Bora ka postuar së fundmi një foto në Instastory nga skena e emisionit, duke mos zbuluar shumë detaje.

Por në rrjet përflitet se asaj i është besuar drejtimi i një “game show”, emision që do të transmetohet çdo të diel.

Vetë Lori Hoxha pak ditë më parë la të nënkuptonte në një ask me ndjekësit se në stafi po punonte për një emision të tillë.

Së fundmi, Bora Zemani ishte moderatore e “Cherry on Top”, ndërsa më parë ka bashkëprezantuar “Dancing with the Stars”.