Aplikacion
Trashësia e dëborës ka shkuar në dy deri në 5 cm ndërkohë që në Majën e Bigllit në Dardhe Trashesia ka shkuar në 2-3 cm.
Qarkullimi në të dy akset rrugore të fshatrave turistike është i kalueshëm pa probleme por u kërkohet drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në ato segmente ku prania e dëborës është më e madhe.
Dëbora ka edhe në fshatin Shtyllë të njësise administrative Vithkuq si dhe në majë të Mashkullores.
Ndërkohë, reshjet e pandërprera të dëborës të nisura që në orët e para të ditës së sotme kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit nga Bulqiza në drejtim të urës së Vashës.
Intensiteti i lartë i reshjeve ka bërë që trashësia e borës të arrijë deri në 5 centimetra, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë gjendur të papërgatitur.
Momentalisht në rrugë nuk ka asnjë borëpastruese ndërsa autoritetet vendore ju bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm.
Policia Rrugore e Dibrës ka dalë në pikat kyçe ku mund të ketë probleme, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm.