zoom

Aktualitet

Bora po izolon Korçën, bllokohen makinat te “Kthesa e Barmashit”

Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy mjete kishin mbetur të bllokuar në zonën e quajtur ‘Kthesat e Barmashit’ për shkak të motit me dëborë.

Mësohet se emergjencat civile u kanë shkuar për ndihmë, ndërsa sipas informacioneve qytetarët nuk patën probleme.

Aktualisht në zonën e Kolonjës ka 4 borëpastruese, aksi nacional është i kalueshëm, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin gomat dimërore. /ZOOM.AL/