Aplikacion
Në rrugën e Iballës prej dy ditësh është bërë e vështirë lëvizja e mjeteve.
Eshtë dashur ndërhyrja e bashkise së Fushë Arrëzit me një fadrome që të bënte të mundur zhbllokimin e aksit. Për pasojë, makinat e mbetura në dëbore, filluan të lëviznin drejt Fushë Arrëzit.
Ndërkohë, vijon puna në akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Veromosh për largimin e dëborës.
Reshjet gjate nates kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona malore, duke lënë mbi 300 familje pa drita në juglidnje të vendit. Situata më kritike raportohet në njësinë administrative Lekas.
Probleme të ngjashme janë shfaqur edhe në fshatrat e Moglicës, si dhe në Proger dhe Vranisht, pjesë e Bashkisë Devoll.
Përveç kësaj, reshjet e borës kanë vështirësuar ndjeshëm edhe qarkullimin e mjeteve në zonat e thella malore. Megjithatë, paraditen e sotme është bërë e mundur hapja e rrugës Shtyllë-Panarit.