Aplikacion
Përmes një videoje në Facebook, artisti Arben Skënderi denoncon braktisjen e pasagjerëve shqiptarë nga kompania Wizz Air në aeroportin e Parisit, duke i lënë kështu udhëtarët në orë të tëra pritjeje, pa kurrfarë informacioni.
View this post on Instagram
“Wizz Air, shihni si i trajton pasagjerët e saj. Të abandonuar pa asnjë komunikim, asnjë përgjegjësi. Kompani delinkuente. Shqiptarët enden nëpër rrugë me dinjitetin të ulur deri aty ku nuk thuhet… bojkotojeni këtë kompani…!”- shkruan Skënderi.
Komentues të ndryshëm në postimin në fjalë kanë treguar eksperienca të ngjashme:
Muajin e shkuar, Zoom.al publikoi pamje ekskluzive nga avioni Verona-Tiranë, i cili u nis 7 orë me vonesë.
View this post on Instagram