Aplikacion
Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputeti Bardhi, dje nga mbledhja e grupit parlamentar.
“Kam takuar Kryetaren e Kuvendit për këtë shqetësim dhe e kam kërkuar të mos pengohet funksionimi i komisioneve hetimore parlamentare (TIMS-i dhe koncesionet në shëndetësi). Kryetarja e Kuvendit më ka konfirmuar që nuk ka asnjë vendim politik të PS për t’i bllokuar komisionet dhe keqkuptimet që janë krijuar duhet të zgjidhen.
Nëse ka pengesa duhet të ulen dy kryetarët me dy nënkryetarët që të përcaktojnë vijimin, dhe të gjitha shkresat për informacion më është konfirmuar që nuk do pengohet asnjë, do të kalojnë dhe nuk do të këtë asnjë pengesë”, mësohet të jetë shprehur Bardhi para demokratëve dje, duke konfirmuar edhe takimin me drejtuesen e Kuvendit. /ZOOM.AL/